ARREST ME BURG AUTOREVE GRABITJES NE FSHATIN SHIRQ

“Arrest me burg” per dy autoret e grabitjes ne Shirq te Dajçit ne Shkoder. Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj jane lene ne arrest me burg ndersa kane pranuar autorsine e grabitjes se shtepise se shtetasit Mark Alija. Ngjarje e ndodhur te maren e 20 shkurtit ne Shirq. Pas hetimeve te kryera policia e Shkodres ka arrestuar edhe nje person te trete shtetasin Altin Alia i cili eshte denoncuar nga i pronari i shtepise Mark Alija duke thene se e ka njohur Altinin.

Altin Alia u la ne arrest me burg me afat per 12 dite. Altin Alia eshte nipi i zonjes se shtepise Shaqe Alia. Ky i fundit ka mohuar se ka lidhje me grabitjen. Ngjarja e ndodhur te marten e kaluar ne fshatin Shirq te Shkodres ku sipas policise dy shtetas kane hyre ne banese dhe nen kercenimin e armeve kane grabitur ne shtepin e 72 vjecarit edhe mjetin tip fuoristrade Benz ML dhe disa sende floriri dhe dhe pak para. Pas rreth 2 oresh dy shtetasit Julian Vatnikaj dhe Kristian Marashi jane arrestuar nga policia ne Tirane dhe ne cilesine e proves materjale u sekuestrua edhe mjetit tip Benz ML, parate dhe telefoni celulare.

Ne seance e zhvilluar me dyer te mbyllura dy te akuzuarit kryesor kane pranuar ngjarjen dhe jane shprehur se jane ata autoret ndersa nuk kane pranuar se kane lidhje me shtetasin Altin Alia.

Lexoni dhe kete

NGJARJE E RENDE NE TREGUN E MILOTIT. GRUAJA I MERR JETEN BURRIT TE SAJ

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit në Kurbin, …