“ARREST ME BURG” PER AUTORET E ATENTATIT NDAJ LULZIM KULLES

Gjykata e shkallës së parë e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy autorët e dyshuar të atentatit ndaj Lulzim Kullës me 13 janar në Shkodër. Endri Çopja dhe Argel Lulaj të dyshuar si autor të vendosjes së tritolit ku u plagos Lulzim Kulla dhe 7 të tjerë mbetën në burg bashkë me shtetasin Serxho Teta I akuzuar për moskallëzim krimi.

Në sallën e gjyqit dy autorët dhe shtetasi Teta kanë mohuar se kanë lidhje me ngjarjën. “Për ne është hera e parë që vijmë tani në Shkodër si të dyshuar. Ne s’kemi qenë kurrë në Shkodër. S’kemi asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër dhe nuk jemi ne autorët e vendosjes së tritolit”, kanë deklaruar dy autorët. Po ashtu edhe shtetasi Serxho Teta ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se s’ka patur asnjë informacion për autorët dhe ngjarjen.

Nga ana tjetër prokurori Albert Murçaj ka kërkuar “arrest me burg” për tre shtetasit. Dy autorët e dyshuar Endri Çopja dhe Argel Lulaj sipas organit të akuzës janë identifikuar përmës pamjeve filmike ditën e ngjarjes e po ashtu janë vënë në përgjim pas 13 janarit kur ndodhi ngjarja. Këto janë provat që ka prokuroria deri tani ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. Avokati mbrojtës Genci Gjokatuj kërkoi lehtësim të masës së sigurisë ndërsa pas seancës nuk pranoi që të komentojë për mediat.

Në fund gjyqtari Hasan Selmi dha masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat. Me 13 janar shtetasi Lulzim Kulla mbeti i plagosur në një atentat ku u vendosën rreth 500 gram tritol e llojit tritol në lagjen Rus pranë makinës ku kishte parkuar biznesmeni. Bashkë me të u plagosën edhe 7 shtetas të tjerë. Pas hetimeve të deritanishme policia dhe prokuroria kanë arritur të arrestojnë tre shtetasit, dy prej të cilëve të dyshuar si autor të vendosjes së tritolit.

Lexoni dhe kete

IDENTIFIKOHEN AUTORET E PLAGOSJES NE VAUN E DEJES

Identifikohen autorët e ngjarjes së djeshme ku ka mbetur i plagosur shtetasi Ermir Simoni, 43 …