Thursday , 22 February 2018

ARREST ME BURG PER BUJAR KUÇIN

Gjykata e Krimeve të rënda në Tiranë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Bujar Kuçin, I cili akuzohet poër vrasjen e nipit të të tij Mirsad Kuçi ngjarje e ndodhur të shtunën në lagjen Vojo Kushi të Shkodrës.Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti verbal që kishin patur viktima dhe xhaxhai i tij, për oborrin e përbashkët. Nga sa mësohet në séance gjyqësore 62-vjeçari Bujar Kuçi ka deklaruar gjatë se ka qenë nipi i tij që e ka sulmuar i pari.

Nipi dhe xhaxhai jetonin në jetonin në një shtëpi, por me hyrje të ndara nga njëra–tjetra. Pas ngjarjes policia raportoi se xhaxhai dhe nipi kishin qenë në konflikt të vazhdueshëm për çështjen e një oborri të përbashkët, pasi nuk arrinin të ndanin me mirëkuptim sipërfaqen e tokës.Situata mes tyre ishte agravuar së tepërmi, kur qeni i viktimës kishte ndyrë në pjesën e oborrit të shtetasit Bujar Kuçi, duke bërë që ky i fundit të marrë thikën dhe të qëllojë nipin e tij 32-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital nga plagët e rënda.

Babai i dy fëmijëve rezulton se ka marrë dy plagë në trup, njëra në afërsi të zemrës e tjetra në këmbë, dhe mësohet se si pasojë e humbjes së madhe të gjakut, nuk ka mundur të mbijetojë.

Lexoni dhe kete

MASKAT GRABISIN BANESEN NE LEZHE

Një banesë u grabit në rrugen “Fran Ivanaj” të qytetit të Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth …