Thursday , 22 February 2018

ARREST ME BURG PER GRUPIN “KOKAINA”

Arrest me burg eshte masa e sigurise per 7 te arrestuarit e grupit kriminal ” Kokaina”. Gjykatesja e çeshtjes Izabela Radovani pasi ka marre ne shqyrtim dosjen dhe ka degjuar pretendimet e prokurorit te çeshtjes Albert Murçaj e ka cilesuar te ligjshem arrestin si dhe ka caktuar masen e sigurise arrest me burg per gjithe te arrestuarit. Prokurori i çeshtjes ka paraqitur para gjykates provat filmike dhe pergjimet e kryera gjate tre muajve. Ndersa per shkak te hetimit qe eshte ne proces e siper dhe kryerjes se akt ekspertizes se lendes se dyshuar narkotike elte sekuestruar prej 2 kg e 237 gramesh, ka kerkuar qe te arrestuarit te mbahen ne gjendje arresti. Nga sa mesohet nga burime brenda seances gjyqesore avokati mbrojtes i shtetasit Helidon Marku menaxheri i nje lokali nate e ka cilesuar te ligjshem arrestin ndersa ka kerkuar masen e sigurise arrest shtepie pasi nuk paraqet rrezikshmeri largimi. Cka eshte hedhur poshte nga gjykata.

Nga ana tjetet per 6 te arrestuarit tjere avokatet mbrojtes e kane cilesuar te pa ligjshem arrestin dhe kane kerkuar lirimin e tyre. Pasi sipas tyre ato kane qene thjesht frekuentues te lokalit dhe nuk ka prova te mjaftueshme per ngritjen e akuzes ndaj tyre. Cka eshte refuzuar nga gjykatesja e çeshtjes. Sipas prokurorit te çeshtjes gjate hetimeve tre mujore eshte provuar se shtetasi Helidon Marku është menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me shtetasit Kristjan Ujka, Saimir Arçi, Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja, si dhe me shtetasin H. K të shpallur në kërkim, kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drograve të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambjenteve të këtij lokali. Gjithashtu prokuroria ka paraqitur si prova materjale te cilat u sekuestruan gjate aksionit policor. 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde narkotike e dyshuar kokain. 3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford “Fiesta” dhe BMW.10 telefona celulare të markave te ndryshme. 489.000 leke , 635 Dollare dhe 280 Euro, gjithashtu është vënë nën sekuestër Lokal ”SAMPA” në ambjentet e të cilit zhvillohej ky aktivitet kriminal. Ndaj shtate te arrestuarve rendojne akuzat “Prodhimit, mbajtjes e shitjes së narkotikëve” si dhe përshtatje e lokalit për përdorim droge, kryer në bashkëpunim.

Lexoni dhe kete

MASKAT GRABISIN BANESEN NE LEZHE

Një banesë u grabit në rrugen “Fran Ivanaj” të qytetit të Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth …