Wednesday , 18 July 2018

ARREST ME BURG PER 40- VJEĒARIN HOXHA

Arrest me burg ėshtė masa e sigurisė qė ka vendosur gjykata e shkallės sė parė nė Shkoder pėr 40 vjecarin Ilir Hoxha I cili akuzohet pėr vrasjen e Dedė Xhakajt mengjesin e 5 Tetorit pranė tregut tė Shumicės nė Dobrac. Pėrpara gjykatėsės ne séances e caktimit tė masės sė sigurisė, 40 vjecari Hoxha ka shfaqur pendesė ndėrsa ka deklaruar se krimin e ka kryer pasi ishte fyer rėndė nga viktima nė sy tė disa pėrsonave tė pranishem nė ato momente nė vendngjarje.  Fakt I evidentuar edhe nga prokurorja e  cėshtjes Edlira Cufi e cila ka theksuar se viktima kishte qėnė I punėsuar tek autori I krimit  ndėrsa 1 javė para se tė ndodhte krimit, Hoxha e kishte pushuar nga puna Xhakajn, nė kėtė moment kishin nisur edhe konfliktet pasi ky I fundit kishte pretendime pėr njė sasi lekėsh. Mengjesin e 5 Tetorit sipas organit tė akuzės, viktima dhe autori ishin ndeshur nė tregun e shumicės dhe kishin nisur pėrsėri debatet dhe fyerjet, nė kėtė moment Hoxha ka qėlluar me pistoletė nė drejtim tė tij duke e lėnė tė vdekur nė vend. Pas kryerjes sė krimit 40 vjecari ishte larguar nga vendi I krimit pėr nė banesė, ndėrsa vjehrri I tij ka lajmėruar policinė se Hoxha ndodhet nė banesė. Nė kėtė moment policia ka shkuar pėr ta arrestuar por ky I fundit ėshtė vetėdorėzuar. Nė konkluzionet pėrfundimtare, prokurorja e cėshtjes ka kėrkuar vlerėsimin e ligjshėm tė arrestit nė flagrancė dhe caktimin e masės sė sigurisė atė tė arrestit nė burg. Nė tė njėjtėn linjė ka qėnė edhe avokati mbrojtės Ndrek Rukaj. Pasi ka dėgjuar palėt gjykatsja ka caktuar masėn e sigurisė arrest me burg. Por gjatė seancės sė caktimit tė masės sė sigurisė gjykatsja ka kėrkuar aktin e ekspertimit dhe provėn balistike, mirėpo prokurorja e cėshtjes i ka bėrė tė ditur togave tė zeza, se prej datės 15 Shtator policia nuk mund tė kryejė asnjė provė shkencore pėr shkak tė ndryshimit tė godinės. Nė rast se autori I krimit nuk do e kishte pranuar kryerjen e krimit, maksimumi I masės qė mund ti jepej do tė ishte ai I burgut mė afat.

Lexoni dhe kete

VRASJA E DYFISHTE NE QYTETIN E SHKODRES, DETAJE TE REJA

Ne vrasjen e Boran Bercana dhe Silvi Ndoci kane marre pjese dy persona. Policia e …