“ARREST ME BURG” PER GJEKSON PUSIN

“Arrest me Burg” eshte masa e sigurise e caktuar per Gjekson Pusin, i cili akuzohet si bashkepunetor ne vrasjen e Hekuran Billes dhe autor i atentatit ndaj Fatjon Harushes, ngjarje e ndodhur 3 dite me pare ne Vukatane te Shkodres.

Para gjykateses se çeshtjes Ermira Dedja, ai ka mohuar akuzat e ngritura nga prokurori i çeshtjes Xhevahir Lita. Nga ana tjeter edhe pse i arrestuar si i dyshuar kryesor ne atentatin ndaj Fatjon Harusha, ne gjykate nuk jane paraqitur prova te tjera pervec asaj te thyerjes se mases se sigurise “Arrest Shtepie”, per çka Gjekson Pusi u arrestua nje vit me pare nen akuzen e armembajtjes pa leje.

Pusi nuk ka pranuar qe ka lidhje me atentatin as ne sallen e gjyqit dhe as ne polici. Mesohet se ne ballafaqim ne polici i demtuari apo shenjestra ka deklaruar se nuk eshte ky personi qe ka qelluar ndaj tij dhe si perfundim per shkak te konflikteve mes tij dhe Fatjon Harushes, policia ka bere ndalimin e tij i cili ne momentin e arrestimit ka qene ne rrugicen e lagjes dhe e vetmja akuze e ngritur ndaj tij eshte ajo e thyerjes se “arrestit ne shtepi”.

Lexoni dhe kete

6 PERSONA ARRESTOHEN NGA POLICIA E SHKODRËS

6 persona kanë rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi akuzohen se janë autorë të …