Saturday , 31 October 2020

“ARREST ME BURG” PER ILIRJAN HASANAJ DHE VERZAN BAJRAKURTAJ

Gjykata e Shkodres ka caktuar masen e sigurise per dy te rinjte e akuzuar per atentatin ndaj Shefit te Policise Bashkiake ne Malesine e Madhe, Mentor Hasanaj.

Gjykata ka vendosur “Arrest me Burg” per Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj. Ne seancen gjyqesore, te akuzuarit nuk kane folur, por jane perfaqesuar nga avokatet mbrojtes Bujar Hoti dhe Ndrek Rukaj.

Mesohet se pala mbrojtese ka kerkuar nje mase lehtesuese duke u bazuar ne faktin qe ato jane vetedorezuar, por kjo kerkese nuk eshte marre parasysh nga trupa gjykuese.

Gjithashtu, avokati mbrojtes ka kerkuar rrezimin e deshmise se marre nga policia, pasi ai nuk ka qene i pranishem dhe ne baze te kodit te procedures penale duke patur parasysh qe babai e ka vetedorezuar, eshte dashur qe policia ta pyes ke ka avokat.

Nderkohe, Ilirjan Hasanaj te vetmet fjale qe ka thene ne gjyq ka qene urimi per sherim te shpejte te plagosurve dhe nuk ka folur me.

Po ashtu, pala mbrojtese ka kerkuar nje verifikim te gjendjes se tij shendetesore.

Lexoni dhe kete

ARRESTIMI I AVOKATIT NE LEZHE, REAGON BASHKESHORTJA

Avokati Gjergj Neli është marrë forcërisht dhe është ofenduar dhe dhunuar nga uniformat blu. Denoncimi …