Wednesday , 27 January 2021

“ARREST ME BURG” PËR MILKJOR GJOKA

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë në burg shtetasin Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunetor në vrasjen e shtetasit Ridvan Hyseni në fshatin Mushan të njësisë Dajç.

Ndërkohë gjykata ka dhënë masën lehtësuese “detyrim me paraqitje” për dy dëshmitarët Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi të arrestuar për “moskallezim krimi” si dëshmitar në vrasjen e 46 vjeçarit.

Ka qenë vetë prokuroria që kërkoi masën detyrim paraqitje për dy dëshmitarët, ndërsa për Milkjor Gjokën organi i akuzës kërkoi arrest me burg, masë të cilen e dha gjykata. Burime brenda seances gjyqësore bëjnë me dije se i pandehuri Milkjor Gjoka ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam qenë rastësisht aty, në vendin dhe momentin e gabuar. Nuk kam bashkëpunuar me vellezërit Mehmedaj që dyshohen si autore të vrasjes se Ridvan Hysenit ose i njohur edhe si Ridvan Ramazani”, është shprehur ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën e 28 nëntorit, ku 46 vjeccari Ridvan Ramazanit është ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti në fshatin Mushan, Shkodër.

Lexoni dhe kete

PARAKALIMI I GABUAR, SHKAK I AKSIDENTIT TRAGJIK NE RRUGEN E KOMBIT

Ajo çfarë ka ngelur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik me 4 viktima dhe 1 …