Breaking News

ARREST SHTEPIE PER KREUN E BASHKISE LEZHE

Gjykata e Lezhes u rrethua kete mengjes nga policia. Ne pritje te rivlersimit te mases se sigurise per zyrtaret e lezhes mes tyre edhe kreu i bashkise Fran Frrokaj, blute krijuan edhe nje perimeter sigurie. Jashte gjykates u mblodhen qindra perkrahes te kryetarit te bashkise fran frrokaj. Ne oren 9:10 minuta ne gjykaten e lezhes nisen te vine te arrestuarit per shperndorim detyre, ku sigurisht drejtuesit e basgkise ishin te paret. Kryetari Fran Frrokaj dhe nenkryetari enver hafizi hyne qetesisht ne salle ne pritje te vendimit. Me kerkese te prokurorit Erion Shehaj media nuk u lejua qe te ndiqete zhvillimin e seances.

I vetmi qe mungoi ne salle ishte kryetari i qarkut te lezhes gjok ndoka, i cili ndodhet i shtruar ne spitalin e lezhes. Procesi zgjati rreth 2 ore, ndersa frrokaj e ka pritur i qete. Pasi eshte terhequr per te marre vendimi, gjykata vendosi masen e sigurise arrest shtepie per fran frrokaj, nenkryetarin enver hafizi, kryetarin e qarkut gjoke ndoka si dhe per pergjegjesen e kadastres Gjelina Bacaj dhe Dilaver Neli, ndersa ne arrest me burg jane lene Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi. Sapo eshte konfirmuar masa e sigurise arrest ne shtepi per frrokaj, jashte dyerve te salles kane shperthyer brohoritjet e simpatizanve qe kane qendruar ne pritje per gati 2 zore edhe pse jashte bine nje shi i rrembyeshem.

Vendimi i Gjykates se Lezhes pritet te ankimohet brendat 5 ditesh ne gjykaten e Apelit ne Shkoder, pasi te akuzuarit per çeshtjen e pronave ne Shengjin do te kerkojne qe te hetohen ne gjendje te lire.

https://www.youtube.com/watch?v=wRVgGkHm2NI&feature=youtu.be

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE HANI – HOTIT NJE 32-VJEÇAR

Një 32 vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të kaloi ilegalisht …