Friday , 10 February 2023

ARRESTIMET NE POSTRIBE, PD SHKODER DEKLARATE PER SHTYP

DEKLARATË PËR SHTYP

Vetë votuan dhe vetë po i numërojnë ashtu si në vitin 1945,kur baballarët e tyre shpallnin fitoren 100% ende pa filluar votimi dhe me 1 kandidat të vetëm. Historia përsëritet sot edhe më egër.

Mëngjesin e sotëm me urdhër të Edi Ramës dhe Sandër Lleshit policia terrorizoi familje të tëra në Postrribë dhe në mbarë Shkodrën që në orët e para të mëngjesit.Të gjithë kemi parë me zë dhe figurë si forcat e policisë së kriminalizuar terrorizuan,ushtruan dhunë e arrestuan anëtarët e familjes Shabaj.

Ky është turpi i pushtetit të kalbur të Edi Ramës. Kjo është grahma e fundit e kriminelëve të veshur me uniformë të cilët një natë para votimeve ndihmonin bandat kriminale të cilët shpërthenin dyer shkollash dhe qendrash shëndetësore, ndërsa sot arrestojnë pa asnjë motiv të ligjshëm qytetarë të pafajshëm. Fundi po ju vjen, fundi do të ju vijë nga Shkodra antikomuniste ashtu si ju erdhi ne vitet ‘90 dhe ju e mbani mend shumë mirë.

Të dashur bashkeqytetarë, ju bëjmë thirrje të qëndrojmë të bashkuar para kësaj të keqeje, ata nuk kanë mjaftueshëm pranga për të gjithë ne. Partia Demokratike është në mbrojtjen tuaj dhe do të jetë gjithmonë krah jush. Fundi i tyre po vjen dhe së shpejti ato që do të jenë pas hekurave do jenë pikërisht ato që sot janë të veshur me pushtet dhe uniformë.

Lexoni dhe kete

PS SHKODËR MBAN DËGJESËN E RADHËS NË NJËSINË RRETHINA

Taulant Shahmani dhe Valbona Doniku kane qene kandidatet e radhes qe kane prezantuar platformat e …