Friday , 27 November 2020

ARRESTIMI I AVOKATIT NE LEZHE, REAGON BASHKESHORTJA

Avokati Gjergj Neli është marrë forcërisht dhe është ofenduar dhe dhunuar nga uniformat blu.

Denoncimi është bërë nga bashkëshortja e tij Shaqe Marinaj e cil është dhe zv kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë.

Në një deklaratë për mediat Marinaj shprehet, se gjithçka nisi për dy stola që kishin vendosur poshtë pallatit, ku kishin shtëpinë dhe zyrën. Ajo thotë se bashkëshorti nuk ushtroi dhunë ndaj efektivëve, por vetëm u vetëmbrojt.

Marinaj thotë se do të bëjë denoncim ndaj efektivit të policisë Myrteza Mehmeti dhe kërkon që të marren masa të menjëhershme ndaj tij.

Avokati Gjergj Neli, i cili u arrestua mbrëmjen e së martës, pritet të dalë para gjykatës për tu njohur me masen e sigurisë.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “LEKBIBAJ”

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Lekbibaj”, duke vënë në pranga 2 …