ARRESTOHEN 2 PERSONA NË LEZHË

Dy persona janë arrestuar sepse i kanë vjedhur 60 mijë lekë një personi. Policia thotë në njoftimin e saj se janë vënë në pranga dy shtetas si autorë të vjedhjes monetare prej 60.000 lekë ( të reja) një shtetasi. Sipas policisë, të arrestuarit jane me preçedentë të mëparshëm në fushën e vjedhjes.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Lezhë, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit E.C. dhe P.D. banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim”. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit S.K. shumën monetare prej 60.000 lekë të reja të cilat i kishte lënë në çantë kur po luante me fëmijët në park.

Në cilësinë e proves materiale, dy shtetasve të arrestuar iu gjetën dhe sekuestruan një pjesë e shumës monetare të vjedhur. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

LEVIZTE ME DOKUMENTE TE FALSIFIKUAR, ARRESTOHET 42-VJEÇARI NE SHTOJ I RI

ShkodërPërdorte dokument të falsifikuar për të qarkulluar gjatë orarit për qëndrim në banesë, në kuadër …