Wednesday , 2 December 2020

ARRESTOHEN 2 PERSONA NGA POLICIA E SHKODRËS

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë kapur dhe ndaluar shtetasin N. P., 29 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 14.09.2020, ku Policia ishte vënë në ndjekje të tre automjeteve që dyshohej se transportonin emigrantë të paligjshëm, por pasi shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, mjetet janë larguar me shpejtësi.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjithashtu, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. L. 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

POLICIA ARRESTON 1 SHTETAS PER VRASJEN NE DAJÇ

Zbardhen emrat e të arrestuarve në Shkodër për vrasjen e Ridvan Ramazanit. Policia bënë të …