Monday , 25 September 2017

ARRESTOHEN 40 NDERTUES PA LEJE, 12 ABUZUES TE ENERGJISE ELEKTRIKE SI DHE 18 ZJARREVENES

Drejtoria e policise se qarkut Shkoder ka bere nje evidentim te punes se saj gjate sezonit veror te fokusuar ne 2 sektore, vjedhjen e energjise dhe parandalimin e prerjeve te paligjshme te pyjeve. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin, evidentimin dhe goditjen e Krimeve mjedisore dhe veprimtarisë së paligjshme të ushtrimit të lojrave të fatit ”.

Sipas planit per “Kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të veprave penale që cënojnë rregjimin juridik të tokës”. – Në fushën e ndërtimeve pa leje , për periudhën 1 korrik 2017 deri më datë 9.shtator 2017 janë evidentuar 680 raste me 744 autorë, nga të cilët: 40 autorë janë arrestuar dhe ndaluar , 36 autorë janë shpallur në kërkim , ndërsa 668 ndiqen në gjendje të lirë. – Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike gjatë tre muajve të fundit në të gjithë vendin kanë vepruar në terren mesatarisht në ditë 50 grupe të përbashkëta POLICI-OSHEE. • -Janë kryer 38.123 kontrolle të përbashkëta në terren. • -Gjatë kontrolleve u evidentuan 214 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 222 autorë, nga të cilët: 12 autorë janë arrestuar në flagrancë, 10 autorë janë shpallur në kërkim dhe 200 autorë ndiqen në gjendje të lirë. – Në kuadër të operacionit “Roja e Gjelbër”, për marrjen e masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 52 raste me 64 autorë, nga të cilët 10 janë arrestuar në flagrancë dhe 51 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 janë shpallur në kërkim. – Në drejtim të shkatërrimit me zjarr të pyjeve dhe kullotave gjatë periudhës Korrik -Shtator janë referuar në Prokurori materialet proceduriale për 62 raste të qëllimshme dhe nga pakujdesia si dhe për 85 raste si aksidentale. Për rastet e qëllimshme dhe nga pakujdesia janë evidentuar 64 autorë, nga të cilët: 18 autorë janë arrestuar e ndaluar, 42 autorë janë ndjekur në gjendje të lirë si dhe 4 autorë janë shpallur në kërkim. – Në fushën e gjuetisë së paligjshme , në të gjithë vendin janë evidentuar 3 raste me tre autorë të cilët janë proceduar në gjendje të lirë. – Në drejtim të evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë së organizimit të palejuar të lojrave të fatit , gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 49 raste me 49 autorë të cilët, 3 janë arrestuar dhe 46 ndiqen në gjendje të lirë.

Lexoni dhe kete

LEZHE, DIGJET NE MESNATE AUTOMJETI I KRYETARIT TE BASHKISE FRAN FRROKAJ

Digjet në mesnatë makina që përdorte kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Rreth orës …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin