ARRESTOHEN 5 SHQIPTAR, PO GJUANIN PESHK NE UJERAT E MALIT TE ZI

5 shtetas nga Shqipëria janë arrestuar nga Policia e Kufirit e Malit të Zi pasi kanë kaluar kufirin duke peshkuar. Ata janë arrestuar në afërsi të Deltës se Lumit Buna, në ujërat detare. Sipas njoftimit të policisë kufitare të Malit të Zi bëhët e ditur se 5 shtetas janë kapur teksa kanë kaluar ilegalisht kufirin, duke kryer edhe gjueti të pa ligjëshme. Arrestimi i tyre u bë pas sinjalizimit të rojeve kufitare malazeze se në delten e lumit Buna në afërsi të detit ka thyerje të kufirit.

5 peshkatarët me dy varka kanë qëne duke lëshur rrjetat e peshkimit, ndërsa mësohet se duke qenë herët në mëngjes dhe se nuk kanë pas dijeni rreth kufirit detar mes dy vendeve. Ata janë kapur në rreth 800 metra në brendësi të Ujërave territorijale të Malit të Zi. 5 shtetasit në fjalë janë proceduar penalisht nga Prokuroria e Malit të Zi, dhe në kuadër të “Ligjit të detit”, si dhe në kuadër të Kodit Penal për thyerje të pa ligjëshme të kufirit, si dhe gjyetisë së pa ligjëshme, ata janë gjobitur me nga 1000 euro secilit, si dhe u janë sekuestruar varkat dhe mjetet e peshkimit.

Intensifikimi i kontrolleve të vijen bregdetare si dhe përgjatë lumit Buna, dhe në kufirin e gjelbër nga Mali i Zi vihet re sidomos gjatë këtyre ditëve ku vendi ynë pritet të kthehet në bazën kryesore të pritjes së refugjatëve nga lindja e mesme të cilët do kthehen nga vendet e Bashkimit Europian.

Lexoni dhe kete

MASIVI SHKEMBOR BIE MBI AUTOBUS, PLAGOSEN DY VAJZA

Dy vajza mbeten të plagosura, pasi autobusi me të cilin po udhetonin u godit nga …