ARRESTOHET 1 SHTETAS, PROCEDOHET PENALISHT 1 TJETËR

Policia e Shkodrës vijon kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike.

Kështu, nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në zbatim të masave për goditjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike në qytet, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi R. L. 23 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Gjithashtu po procedohet penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, shtetasi R. Ç., 17 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, në vendin e quajtur “Parrucë”, lagjja ‘’Qemal Stafa’’, mjetin tip ‘’Benz’’, me drejtues shtetasin R. L. dhe pasagjer shtetasin R. Ç.

Në bagazhin e këtij mjeti u gjend një shkop bejsbolli, ndërsa në sediljen e parë u gjet një shkop gome policie. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. L. i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës të shtetasit R. L. u gjetën edhe 48 fishekë. Lënda narkotike dhe sendet e gjetura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

“ARREST ME BURG” PËR FABIAN VUKAJ

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 55 vjeçarin Fabian Vukaj i cili ka vrarë …