Saturday , 16 November 2019

ARRESTOHET 18 VJECARI ME KANABIS

Policia e shkodrës ka arrestuar një 18 vjecar i cili posedonte lëndë narkotike kanabis sativa të ndara në disa doza që dyshohet se i kishte për shitje. Në kuadër të goditjes kundër paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestohet në flagrancë një 18 vjeçar. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët të D. V. P. Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar, u arrestua në flagrancë shtetasi S. K. 18 vjeç, banues në lagjen “Daniel Matlija” Shkodër, Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur rruga e Koplikëve, lagje Daniel Matlija, gjatë kontrollit të ushtruar në xhepin e bluzës i është gjetur një qese plastike ku brenda saj kishte katër qese të vogla lëndë narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET 53-VJEÇARI NË SHKODËR

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje, duke arrestuar në flagrancë …