ARRESTOHET 25 VJECARI NGA LUSHNJA PER POSEDIM NARKOTIKESH

Nga shërbimet e Policisë Kufitare në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë shtetasi: Ilikri Mile , 25 vjeç , banues në fshatin Krutje tw Lushnjes.

Arrestimi i tij u bë pasi nga patrulla e kufirit të Sektori I Policisw sw Kufiritw Muriqan  Shkodër në vendin e quajtur Shtuf, Njësia Administrative Ana e Malit, Shkodër, është konstatuar duke lëvizur në rrugën e fshatit Shtuf në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ku është bërë ndalimi dhe kapja e shtetasit Ilikri Mile, ku pas kontrollit të bërë në çantën që posedonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako e mbeshtjellë me letër natriban, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar “Cannabis Sativa “ e cila pas peshimit rezultoi rreth 1 kg.

Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë”.

Lexoni dhe kete

RIKTHEHET NE VEMENDJE ÇESHTJA “RANISHTJA 4”

Lek Frroku i akuzuar si organizator i skemës së tjetersimit të pronave në zonen e …