ARRESTOHET 26-VJEÇARI NGA PUKA

Në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit dhe parandalimin e kultivimit të bimëve nakotike është arrestuar nga policia një shtetas në tentativë për të kultivuar bimë narkoitke. Kështu, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, u arrestua në flagrancë shtetasi G. M. 26 vjeç, lindur në fshatin Ukth, Pukë dhe banues në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë Shkodër, arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës në fshatin “Mogurush”, Pukë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa.

Nga ana tjetër, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale të “Kultivimi i bimeve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

VRITET ME ARME ZJARRI 24-VJEÇARI NE LAÇ

Festa e Shna Ndout në Laç është përgjakur nga një vrasje më armë zjarri. Ngjarja …