Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

ARRESTOHET 27-VJEÇARI NË SHKODËR

Një 27-vjecar ka rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi dhunoi ish bashkëshorten në lokal. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkoder, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L. 27 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Vasil Shanto, Shkodër, në ambjentet e një lokali ka ushtruar dhunë fizike ndaj 27 vjecares, ish-bashkëshortes së tij banuese në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Dhunë në familje”.

Lexoni dhe kete

DHUNUAN POLICET E BASHKISE, GJYKATA LE NE BURG VELLEZERIT

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy vëllezërit nga Shengjini, të cilet tre ditë …