Breaking News

ARRESTOHET 35 VJEÇARI ME 17 KG HEROINE NE PIKEN KUFITARE HANI I HOTIT

Një 35 vjeçar nga Shqipëria me inicialet E. A është ndaluar në pikën e kalimit Kufitar të Hani i Hotit – Bozhaj në pjesën e Malit të Zi, pasi në automjetin iu gjët 17 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë, thuhet në njoftimin e policisë së vendit fqinjë. Në njoftim thuhet se vlera totale e pas shitjes së lëndës narkotike kap shifren e gjysëm milioni euro. Shtetasi me inicialet E. A, i cili mësohet se është nga Tirana është i akuzuar për vepren penale, prodhim, shitje dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

“Shërbimet policore të Tuzit dhe të Policisë Kufitare të Bozhaj me datë katër shkurtë rreth orës 21:40 minuta, pasi kanë kryer kontrollin e mjetit tip “Daf” dhe rimorkion e llojit ” Shwarzmuller”, e cila drejtohej nga shtetasi shqiptar me inicialet E. A nga Tirana, ku në pjesën e kabinës së shoferit në pjesën e kroskotit janë gjetur 18 pako me material pluhur, ngjyrë kafe e hapur që dyshohet se është lëndë narkotike e llojit heroinë. Ndërsa në pjesën tjetër të mjetit janë gjetur edhe 12 pako, me të njëjtën përmbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. Policia e Malit të Zi njofton se lënda e dyshuar si narkotike i është dorëzuar Sektorit kundër narkotikëve për veprime të mëtejshe. Ndërsa për rastin në fjalë po hetohet nga Prokuroria e krimeve të rënda në Mal të Zi, ndërsa shtetasi me inicialet E.A po merret në pyetje nga grupi hetimorë. Gjithashtu në bashkëpunim me policinë shqiptare po punohet për zbulimin e rrjetit të trafikantëve, pasi dyshohet se lënda narkotike kishte synin vendet e Bashkimit Europian, kryesisht, Belgjikën dhe Gjermaninë.

Lexoni dhe kete

TRENI PERPLAS AUTOMJETIN NE PLLANE TE LEZHES

3 pjestarë të një familje shpëtuan për mrekulli, pasi automjeti në të cilin po udhëtonin …