Wednesday , 2 December 2020
Breaking News

ARRESTOHET 41-VJEÇARI NE MIRDITE

Një 41-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Mirditës, pas informacioneve të marra se ai shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Në fshatin Perlat, forcat e policisë bllokuan mjetin e shtetasit A.N, nga ku gjeti doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, tëdyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

”Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Altin Nika,41 vjeç, banues në Mat, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe është bërë sekuestrimi i automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale në ngarkim të 41-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

EKZEKUTOHET NË ATENTAT RIDVAN RAMAZANI (HYSENI)

Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku u ekzekutua me armë, 46-vjeçari Ridvan …