ARRESTOHET 52-VJEÇARI ME KARTMONEDHA FALLSO

Një 52-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Lezhës, pasi ka tentuar të furnizoje mjetin me lek të fallsifikuara. Sipas bluve specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një pikë karburanti në Kallmet ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale H.T. banues në Durrës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e proves materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ”Falsifikim i monedhave.”

Lexoni dhe kete

PUKË, ARRESTOHET NJË 27-VJEÇAR

Policia vijon kontrollet masive të territorit, në zbatim të planit të masave për parandalimin e …