Breaking News

ARRESTOHET ME 876.2 GR KANABIS SATIVA

Bashkim Rreshma 46 vjec nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë pasi atij i është sekuestruar lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa perj 876 gramësh. Kanë qenë shërbimet policore ” Grupi Shqiponja” të cilët pas kontrollit të ushtruar në mjetim me targë AA 036 ES Ford Fiesta, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materjale e lëndës narkotike e fshehur në një kuti metalike prej 876.2 gramësh e dyshuar si Kanabis Sativa.

Është arrestuar drejtuesi i mjetit shtetasi Bashkim Rreshma 46 vjec banues në Shkodër. arrestimi i tij u bë gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia e Shkodrës gjatë natës së të enjtes në disa segmente të qytetit, ku sipas informacioneve qëllimi është goditja e personave të cilët dyshohet se kryejn vepra të ndryshme penale. Gjithashtu mësohet se gajtë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në polici edhe disa persona që kishin mangësi në dokumentacion gjatë drejtimit të mjetit.

Lexoni dhe kete

BLLOKIMI I VARKAVE PER TURISTET

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se pas inspektimeve dhe verifikimeve të mjeteve ujore që bëjnë …