ARRESTOHET ARTUR AHMETI, I DENUAR NE ITALI

Një 37 vjecar nga Barbullushi i Bushatit në Bashkinë e Vaut të Dejës është arrestuar nga policia e Shkodrës. Artur Ahmeti është arrestuar pasi është i denaur me 4 vjet e 3 muaj burg nga shteti Italian nën akuzen e “Shfrytëzim prostitucioni”. Në njoftimin zyrtarë të policisë së Shkodrës thuhet se nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar u bë kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar i shtetasit: Artur Ahmeti, 37 vjeç, banues në Barbullush, Vau i Dejës.

Ndalimi i shtetasit Artur Ahmeti, u bë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, e cila e ka shpallur person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në Itali, pasi Gjykata e Apelit Torino/Itali, me vendim datë 11.11.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burg për veprat penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

Lexoni dhe kete

PLAGOSET NJE 43-VJEÇAR NE VAU DEJES

Tre persona dyshohet te kene marre pjese ne plagosjen e 43-vjecarit ne Vaun e Dejes. …