Wednesday , 1 April 2020

ARRESTOHET ARTUR LUSHI, PLAGOSI NE 2018 XHEVAT VATAKSIN

Artur Lushi 45 vjec është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi në 2018 ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xhevat Vataksi. Ngjarje e ndodhur në Berdicë të Madhe në Shkodër. Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Shkodër u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin Artur Lushi, 45 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr. 466, datë 08.05.2018, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ky shtetas, më datë 05.05.2018, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xhevat Vataksi, 62 vjeç, banues në Shkodër.

Shkak i konfliktit mes tyre ka qenë ndërtimi i rrugës Shkodër-Velipojë, ku 62 vjecari ka qenë firma e kontraktuar për kryerjen e punimeve. Ndërsa shtetasit Artur Lushi i është prekur prona. Ai mësohet të ketë ndaluar punonjësit të kryejn punimet cka ka cuar deri në konfliktin me armë e për paasojë plagosjen e 62 vjecarit Xhevat Vataksi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

NIS FUNKSIONIMI I PLOTE I GJYKATES SE LEZHES

Tre muaj pas pezullimit të pjesës më të madhe të proceseve gjyqësore si pasojë e …