ARRESTOHET I DENUARI PER VJEDHJE ME PASOJE VDEKJEN

Një 41-vjeçar, i dënuar me 18 vite burg në mungesë nga Gjykata e Kurbinit është ndaluar nga policia shqiptare në Rinas, pasi akuzohet për “Vjedhje me pasojë vdekje”.Policia thotë se 41-vjeçari Kristian Deda, i cili mbante edhe një emër tjetër u deportua në Shqipëri nga autoritetet italiane pasi ai kishte vuajtur dënimin në Itali me 17 vite burg për vrasjen e një italiani.Por gjatë intervistimit në Rinas, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kanë krijuar dyshime për gjeneralitet e këtij shtetasi.

“Pas një pune profesionale hetimore prej 4 orësh, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë arritur të zbulojnë identitetin e dytë dhe të vërtetë të këtij shtetasi të deportuar, konkretisht Agron Lleshaj, 41 vjeç, banues në Mamurras”, sqaron policia.Shtetasi në fjalë iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin, e cila bëri ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për veprat penale të “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake”dhe të “Armëmbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë”. Agron LLeshaj me datë 09.04.2000 në aksin nacional Tiranë – Laç, në vendin e quajtur Ura e Drojes, në bashkëpunim me shtetasin G. D, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në tentativë për ta vjedhur, kanë plagosur shtetasin G.G., i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Lexoni dhe kete

MAKINA PERPLASET ME SHTYLLEN, PLAGOSET NJE GRUA

Një grua mbeti e plagosur, pasi automjeti me të cilin po udhetonte humbi kontrollin dhe …