Thursday , 13 August 2020

ARRESTOHET I DYSHUARI I ATENTATIT NË VUKATANË

Policia e Shkodrës dhe grupi hetimor kanë arritur të zbardhin ngjarjen e së hënës ku është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Fatjon Harusha, ngjarje e ndodhur në fshatin Vukatanë.

Policia ka ndaluar 33 vjeçarin Gjekson Pusi banues në Lagjen “Mark Lula” të Shkodrës. Ende nuk janë të qarta motivet që kanë çuar deri tek ngjarja. Por siç mësohet mes autorit te 30 vjeçarit Fatjon Harusha ka pasur një konflikt të mëparsgëm për motive banale.

Nga ana tjetër mësohet se 30 vjeçari Harusha ka marrë edhe mesazhe kërcënuese në celular, cka ka cuar deri në prangosjen e 33 vjecari Pusi si i dyshuar kryesor i kësaj ngjarje. Nga komunikata zyrtare e policisë së Shkodrës mësohet se Gjekson Pusi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe është ndaluar si i dyshuar kryesor i kësaj ngjarje.

Në momentin e arrestimit ai ka qenë në shtëpinë e tij. Nga ana tjetër policoa dyshon se konflikti ka lindur për shkak të punës që bënë 33 vjeçari si punonjës në Drejtorinë e Përgjithëshme të Transportit Rrugor në Shkodër.

Lexoni dhe kete

6 PERSONA ARRESTOHEN NGA POLICIA E SHKODRËS

6 persona kanë rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi akuzohen se janë autorë të …