ARRESTOHET I SHPALLURI NE KERKIM NDERKOMBETAR

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane. Në prangat e policisë ra shtetasi H.I banues në Kurbin. 44-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Padova/ Itali ka lëshuar Urdhërin e kërkimit ndërkombetar nr.6731, për veprat penale”Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë sherbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane.

Materialet hetimore në ngarkim të 44-vjeçarit i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJE 30-VJEÇAR NGA POLICIA E SHKODRES

Policia e Shkodrws vijon punwn për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. …