ARRESTOHET KRYETARI I DHTI NE LEZHE

Eshtë arrestuar kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Palokaj. Ndalimi i biznesmenit u bë me urdher të prokurorisë pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin qershor të vitit 2019, tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës. Behet fjale për 43-vjeçari me inicialet M.Sh. I cili ra nga skela në 16 qershor, duke ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve.

Pas hetimeve që kanë zgjatur disa muaj, me kërkese të prokurorit Sabri Kastrati gjykata vendosi masen e sigurise “Arrest me burg” për Palokenme akuzen e ndërtimit pa leje moszbatim i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim të paligjshëm. Po ashtu në lidhje me këtë çështje eshte caktuar masa e sigurise “Arrest Shtëpie” edhe për drejtuesin e punimeve në subjektin ku humbi jeten punëtorit, ndërsa mësohet jane nen hetim edhe disa zyrtar të cilet nuk kanë vepruar për te kontrolluar subjektin per kushtet e sigurisë teknike dhe dokumentacionin përkatës.

Në lidhje me ndalimin e biznesmenit Palokaj ka patur nje reagim dhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrise në Lezhë. Ndërsa shpreh indinjatën për mënyrën sesi po abuzohet me biznesmenët e ndershëm, ajo thotë se për rastin për të cilin akuzohet Palokaj ka një zinxhir hallkash përgjegjëse deri te Palokaj.Dhoma e Tregtisë Lezhë e cilëson arrestimin e Palokaj një kurth. Sipas saj, sipërmarrësi ishte ftuar për takim dhe më pas i janë vënë prangat.

Lexoni dhe kete

SHKODER/ FINALIZOHET OPERACIONI “TABACCO 2020”

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “TABACCO 2020”. Strukturat e Drejtorisë Vendore të …