Saturday , 7 December 2019

ARRESTOHET LUSH PJOLLAJ, VRAU NE 2012 MARASH TONAJ

Policia e Shkodrës vuri në pranga Lush Pjollaj, 42 vjeç, i ndodhur në arrati prej vitit 2012, i akuzuar për vrasjen e Marash Tonaj, 49 vjeç, në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë në zonën e Dukagjinit. Vrasja e Tonajt u bë për motive gjakmarrje, pasi vëllai i tij, Nik Tonaj, në 13 korrik të vitit 2003, kishte vrarë prindërit e Lush Pjollaj, Nik dhe Lula Pjollaj, të cilët lanë jetim gjashtë fëmijë, dy djem dhe 4 vajza.

Vrasja në atë kohë u mor përsipër edhe nga vajza e çiftit, Lena Pjollaj, e cila ha se mori gjakun e prindërve të saj pasi shteti për 9 vjet në atë kohë nuk mundi të kapë autorin, i cili vijon ende të jetë në arrati, Nikë Tonaj. Krimi është bërë në bashkëpunim nga motër e vëlla, Lena dhe Lush Pjollaj, ky i fundit i arrestuar këtë të mërkurë, ndërsa motra e tij ndodhet në burg prej vitit 2012. Konflikti mes dy familjeve Pjollaj dhe Tonaj ka nisur për vijën e ujit për vaditje ku dy palët pretendonin të kishin radhën e vaditjes. Pas vrasjes së Marash Tonajt në vitin 2012, në polici u vetëdorëzua Lena Pjolli në atë kohë 33 vjeç.

Ajo mori përsipër autorësinë e vrasjes duke thënë se mori gjakun e prindërve të saj, 9 vite pasi ata u ekzekutuan nga Nik Tonaj, vëllai i Marashit. Lena Pjollaj ndodhet në burg e dënuar për këtë krim, të cilin e ka bërë në bashkëpunim me vëllain e saj, të arrestuar këtë të mërkurë (29 maj) nga Policia e Shkodrës. Policia arrestoi me 26 maj 2018 të shpallurin në kërkim Lush Pjollaj i cili fshihej në një banesë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit.

Ai është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Shkodrës me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Më 12 shtator 2012 në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanaj, ai ka vrarë me armë zjarri Marash Tonaj 56 vjeç për motive të gjakmarrjes.

Lexoni dhe kete

YMERI: NUK MË BËJNË PRESION PËR PUNËN TIME

Gjyqtari Andri Ymeri thotë se nëse ai ka qenë objektivi, djegia e makinës së tij …