Saturday , 16 November 2019

ARRESTOHET ME DROGE 22-VJEÇARI NE LEZHE

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 22-vjeçar që po transportonte lëndë narkotike me makinë. Në kuader të operacionit “Kreshta 2” blutë kanë vënë në pranga shtetasin me iniciale Xh.F si dhe kanë sekustruar një sasi lëndë narkotike. Sipas policisë në momentin e ndalimit nga policia në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit”, i riu me iniciale Xh. F., kundërshtoi punonjësit e policisë me qëllim shmangien e kontrollit.

Por ai është neutralizuar dhe uniformat blu kryen kontrollin e automjetit. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e sendiljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 2.3 kg, e dyshuar cannabis sativa.22-vjeçari, banues në Lezhë, u arrestua në flagrancë me akuzat e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Materialet në ngarkim të tijë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET 53-VJEÇARI NË SHKODËR

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje, duke arrestuar në flagrancë …