Saturday , 18 January 2020
Breaking News

ARRESTOHET ME DROGE 49-VJEÇARI NE LEZHE

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu sekuestrua një sasi prej 6 kg 185 gr lëndë narkotike kanabis sativa. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi B.P. vjeç 49 banues në Lezhë i dyshuar si posedues i saj, për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, ndërsa ndalimi i tijë erdhi në kuader të operacionit “Barbulloja”.

Sipas policisë mbi bazën e informacione të marra falë bashkëpunimit komunitet – polici, se një shtetas në banesën e tij fshihte drogë dhe policia ka ushtruar kontroll të befasishëm, ku të fshehur në çatinë e shtëpisë së tij në fshatin Barbullojë në Lezhë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi prej 6 kg 185 gr lëndë narkotike kanabis sativa”.

Materialet proçedurale në ngarkim të 49-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

MASA DRASTIKE PËR TË NDALUAR AKTIVITETIN KRIMINAL

Shumica e vrasjeve mafioze në Shqipëri ndodhin me automjete të vjedhura ose jo, por plotësisht …