Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

ARRESTOHET NE KURBIN I DENUARI NE ITALI

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana, kane lokalizuar dhe kapur një tjetër shtetas shqiptar të dënuar nga Legjislacioni Italian për ” Trafik droge”, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

I arrestuari është shtetasi A.(A.).K 45-vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane me Urdhër Arrest të vitit 2013, e ka dënuar këtë shtetas për veprën penale “Trafik droge në bashkëpunim” parashikuar nga Legjislacioni Italian, ku i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite e rreth 9 muaj burgim.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme dhe pritet ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj.

Lexoni dhe kete

DHUNUAN POLICET E BASHKISE, GJYKATA LE NE BURG VELLEZERIT

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy vëllezërit nga Shengjini, të cilet tre ditë …