ARRESTOHET NE LEZHE I DENUARI NE ITALI

Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana arrestuan një person për llogari të drejtësisë Italiane. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi me iniciale A.L 48-vjeç banues në Lezhë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata ne Milano e ka dënuar me 13 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik te lendeve narkotikëve.

Ky shtetas do të ekstradohet drejt Italisë në ditet në vijim për të vuajtur dënimen e dhënë nga Gjykata. Më heret 48-vjeçarit i janë sekuestruar 10 milionë euro pasuri me vendim të Gjykates së Lezhës. Siç thuhej atë kohë në deklaratat zyrtare të policisë e Prokurorisë, në total u sekusestruan tre pallate me 230 apartamente banimi dhe një hotel nw zonen turistike të Shëngjinit.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJE 30-VJEÇAR NGA POLICIA E SHKODRES

Policia e Shkodrws vijon punwn për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. …