Wednesday , 13 November 2019

ARRESTOHET NE PARAGUAJ ELTON RADOVANI

Arrestohet nga policia e Paraguajit Elton Radovani, ish-anëtar i Këshillit të Bashkisë Shkodër djali i ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani. 31-vjeçari Elton Radovani ishte në listën e Interpolit për llogari të shtetit shqiptar në lidhje me skemën e fajdeve ku ai rezulton t’i ketë marrë personave të ndryshëm shuma parash që shkojnë në disa milionë euro. Elton Radovani është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth orës 11:00 në një autostradë atje dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqiperisë. Skema e fajdeve u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani.

Sipas ish-prefektit, autorët kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij dhe disa të tjerë kane luajtur rolin e garantit duke marra para për llogari të dy djemve të Radovani. Për shkak të borxhit që dy djemtë e Radovanit kishin marrë pranë këtij grupi, ata i kanë sekuestruar disa prona. Elton Radovani, si shkak i vesit të bixhozit dhe varësisë ndaj kazinove, nisi duke marrë hua shuma të mëdha parash te persona të ndryshëm në Shkodër, bashkë me vëllain e tij. Edhe ndaj vëllait të tij ka një vendim ‘arrest me burg në mungesë dhe Interpol ka publikuar emrin dhe foton e tij në të gjitha pikat e kontrolli. Ndërsa vetë ish-prefekti Paulin Radovani ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

Paulin Radovani ka qënë prefekt i Shkodrës i zgjedhur nën siglën e LSI, teksa në Shkodër ai njihet edhe si biznesmen në sektorin fason. Hetimet për zbulimin e tyre kishin nisur prej 25 janarit të 2019-ës nga Prokuroria e Shkodrës në sajë të referimeve nga policia e këtij qarku. Në datë 14 mars, Policia dhe Prokuroria zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër. Në total u arrestuan 12 persona, ndërsa 3 janë në kërkim dhe 3 të pezulluar nga detyra.

Lexoni dhe kete

ENDE ASNJE GJURME NGA VRASESIT E GJERGJ KRYGJA

Asnjë gjurmë nga autorët e vrasjës së 43 vjecarit Gjergj Krygja ndodhur në Sumë të …