Saturday , 19 October 2019

ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE HANI – HOTIT NJE 32-VJEÇAR

Një 32 vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të kaloi ilegalisht 6 shtetas pakistanez në Mal të Zi. Shërbimet e Policisë Kufitare në D. V. K. M. Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Ardian Meta 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga rojet kufitare të SPK&M Hani i Hotit , në rrugën automobilistike Bajzë- Hani i Hotit , me automjetin e tip “Opel” , me targë AA 517 KH, duke transportuar 6 (gjashtë) shtetas të vendeve të treta, pakistanez. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

Që nga konflikti në lindjen e mesme në vendin tonë janë ndaluar rreth 500 shtetas të huaj kryesisht nga vendet e konfliktit të cilët kishin synim kalimin për në vendet e BE-së.

Lexoni dhe kete

DENOHET ABUZUESI I VAJZES ME PROBLEME MENDORE

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vjet e katër muaj burg një të moshuar …