Thursday , 15 April 2021

ARRESTOHET NJË 19-VJEÇAR NGA VELIPOJA

Policia e Shkodrës ka goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke sekuestruar fara kanabisi dhe vënë në pranga poseduesin.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas ushtronte aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve, është organizuar puna për kapjen e tij.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi: K. T., 19 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar në drejtim të Velipojës, me automjetin tip “ISUZU”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi farash të bimës cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA DEPUTETI BASHKIM FINO

Një lajm i hidhur për skenën politike shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare …