ARRESTOHET NJË 25-VJEÇAR NË MURIQAN

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Muriqan. Kështu është arrestuar në flagrancë një 25 vjeçar, pasi iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Nga strukturat e DVKM Shkodër në bashkëpunim me DVP Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi S. V. 25 vjeç, banues në fshatin Sallmone, Shijak. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Opel”, me të cilin udhëtonte 25 vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.7 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, mbetur në tentativë”.

Lexoni dhe kete

PLAGOSJE NË QYTETIN E SHKODRËS

Një 20 vjeçar është plagosur me armë të ftohtë, ndërsa policia ka arritur të kap …