ARRESTOHET NJE 36-VJEÇAR NE PUKE

Në Pukë vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, B. D. 36 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës e cila e kishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendim penal nr.279 datë 24.07.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Prodhim e shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

Ky shtetas iu dorezua strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, ARRESTOHET NJË 29-VJEÇAR

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin …