Friday , 27 November 2020

ARRESTOHET NJE 42-VJEÇARE NE PIKEN KUFITARE TE MURIQANIT

Nga shërbimet e policisë në Pikën Kufitare të Muriqanit është bërë i mundur ndalimi i shtetases së shpallur në kërkim: Olivera Pavloviç, 42-vjeçe, banuese në Vranjë, Serbi. Ndalimi i saj u bë pasi në Muriqan, në dalje nga Shqipëria ajo u kap nga shërbimet e Drejtorisë së Kufirit të kësaj pike.

Sipas njoftimit të policisë, kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 12.10.2018, nga Interpol Beogradi/Serbi, pasi Gjykata e Vranjës, Serbi, me vendimin nr K.Br.23/14, datë 25.05.2015, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Trafikim i qënieve njerzore” parashikuar nga neni 388/1 i Kodit Penal Serb. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme me qëllim ekstradimin në shtetin e Serbisë.

Lexoni dhe kete

SHPERTHIM NE NJE OBJEKT NE NDERTIM NE SHENGJIN

Një sasi lëndë plasese ka shpërthyer në një objekt në ndërtim në Shëngjin. Ngjarja ndodhi …