Friday , 15 January 2021

ARRESTOHET NJE PERSON PER SULMIN ME TRITOL NE SHENGJIN

Një përson është vënë në prangat e policisë së Lezhës, si i dyshuar për vënien e një sasie lëndë plasese në kolonat e një objekti në ndërtim, në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Sipas policisë është arrestuar shtetasi Erald Pajtani, 21-vjeç banues në fshatin Larushk të Krujës. 21-vjeçari dyshohet të jetë njëri nga autoret e vendosjes së ekplozivit në një nga kolonat e objektit në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, ngjarje e ndodhur me 19-nëntor të këtij viti, ndërsa nga shpërthimi u shkaktuan vetem dëme materiale.

Ndalimi i të riut erdhi me urdher të prokurorisë së Lezhës, pas identifikimit të automjetit të përdorur nga autoret. Makina mësohet se është filmuar nga kamerat e sigurisë të një biznesi dhe 21-vjeçari rezulton se e kishte marrë me qira tek një servis, për ta përdorur në sulmin me lëndë plasese ndaj objektit në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka.

I riu dyshohet të ketë bashkëpunuar dhe me përsona të tjerë për vendosjen e lëndës plaseses dhe vijon puna për identifikimin e tyre. Nga hetimet rezulton se 21-vjeçari nuk ka ndonjë konflikt me pronarin e objektit, por ka dyshime se ai mund jetë paguar për të kryer sulmin me tritol.

Objekti në ndërtim në pronësi të Liman Gjokes u sulmua dy herë me lëndë shpërthyese në harkun kohor të tre javeve, ndërsa për ngjarjen e dytë e cila ndodhi me 11 dhjetor ende nuk ka asnjë përson të ndaluar.

Lexoni dhe kete

BURG PER TE DYSHUARIN E SULMIT ME TRITOL NE SHENGJIN

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 21-vjeçarin Erald Pajtani, të arrestuar si i dyshuar …