Breaking News

ARRESTOHET NJË SHTETAS NË MIRDITË

Një shtetas është arrestuar në Mirditë, pasi ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij duke e kanosur me armë zjarri. Gjatë kontrollit, iu sekuestruan edhe armë dhe municione. Në njoftimin e saj, policia thotë: Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N.( T.), 43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë. Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 – vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: – 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë – 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë – 15 fishekë luftarakë model 56.

Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Lexoni dhe kete

PISTAT E HETIMIT PËR ATENTATIN NDAJ ARMANDO GJINIT

Hetuesit kanë përcaktuar tre pistat e para për atentatin ndaj Armando Gjinit të hënën në …