Breaking News

ARRESTOHET NJE SHTETAS PER ARME MBAJTJE PA LEJE

Mbante armë zjarri kallashnjikov në banesë arrestohet nga policia 53 vjecari nga fshati Golem I Shkodrës.  Në bazë të të dhënave në rrugë operative dhe me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale policia e Shkodrës ka arrestuar 53 vjecarin Gjovalin Lumaj  nga fshati Golem I Shkodrës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e tij ju gjetë dhe ju sekuestuar në cilësin e provës materjale është sekesutruar një armë zjarri automatic model 56 dhe dy krehër me 152 fishekë.

Policia e Shkodrës pas informacioneve të marra në rrugë operative ka kryer kontroll në banesën e shtetasit 53 vjecar, pasi sipas tyre personi në fjalë posedonte armë zjarri pa leje, ku edhe kanë gjetur armën e zjarrit të fshehur brenda në shtëpi. Ndërsa është bërë edhe arrestimi në flagrancë I 53 vjecari Gjovalin Lumaj. Nga ana tjetër vetëm gjatë këtij muaji është bërë arrestimi I 12 personave të cilët janë kapur me armë zjarri pa leje.

Armë mbajtja pa leje në qarkun e Shkodrës është një fenomen shqetësues, pasi kriminaliteti në rritje dhe armët në duart e qytetarëve janë shkaqet kryesore edhe të veprave të rënda kriminale. Një javë më parë në qytetin e Shkodrës pati tre të plagosur nga të shtënat në qëndër të qytetit, e ndërsa autori I akuzuar po lëviste me armë zjarri pa leje.

Lexoni dhe kete

LEZHE, SEKUESTROHEN ARME, MUNICIONE, EURO DHE BIZHUTERI

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me F.N.SH. Shkodër, në vijim …