Wednesday , 1 April 2020

ARRESTOHET PËRSËRI IRFAN DOMNORI, NUK DIHET ARSYEJA

Që prej datës 27 dhjetor të vitit të kaluar, atleti shkodran Irfan Domnori ka humbur kontaktet me familjaret e tij. Është vetë Elida Jorgoni, mike e Irfanit dhe njëkohësisht kryetare e Lëvzjes “Foleja Kombëtare Shqiptare” që tregon çfarë po ndodh me Irfanin.

Irfani është njeri i ndershëm dhe nuk ka thyer ligjin, por atij i kanë bërë kurth.

Jorgoni bën me dije se Irfani ndodhet në burgun e Spuzhës afër Podgoricës, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë reagim siç duhet për këtë çështje.

Sipas të dhënave, Irfan Domnori pritet të lirohet me 6 janar. Ky nuk është problemi i parë për të, pasi para pak muajsh u dëbua me 30 ditë nga shteti malazez për shkak të përdorimit të simboleve kombëtare në një festë të organizuar në Krajë.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …