Saturday , 8 August 2020

ARRESTOHET PERSONI I SHPALLUR NË KËRKIM

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim G. U., 26 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer ne bashkëpunim”.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.02.2020, në vendin e quajtur “Parrucë” në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz ML”, së bashku me një shtetas tjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

PUKË/ I VURI ZJARRIN NJË ZONE TË PYLLËZUAR, ARRESTOHET 57-VJEÇARI

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, pasi është marrë njoftim në sallën e komandimit …