ARRIN NË 36 NUMRI I RASTEVE TË DYSHUARA ME KORONAVIRUS

36 është numri i rasteve të dyshuara me koronavirus në Shqipëri, të cilët pasi kanë kryer analizat në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik kanë rezultuar negative. Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një deklaratë për mediat, tha se rastet e testuara janë persona që kanë pasur histori udhëtimesh në vendet ku ka shpërthyer epidemia, si dhe që kanë shfaqur probleme respiratore.

Ndërkohë, deri më tani, në total janë kontrolluar 17.830 udhëtarë në pikat kufitare.

Gjithsesi, kujdesi vijon të jetë i lartë ndaj këtyre rasteve.

Lexoni dhe kete

ABUZIMET NË SHKOLLA, REAGON SHAHINI

Për dhunën apo abuzimin në shkolla me nxënësit reagoi nga salla e kuvendit ministrja e …