ARSID KRUJA NË ZVICËR PËR GJYQIN NDAJ ARABËVE TË “AL HAJER”

Futbollisti shkodran Arsid Kruja ka hedhur në gjyq klubin Al Hajer të Arabisë Saudite për mosrespektim të kontratës së firmosur me të në janarin e vitit 2015. Institucioni i futbollit botëror përmes Komisionit të tij të Disiplinës prej kohësh ka mbledhur fakte nga të dy palët dhe ditën e djeshme është zhvilluar edhe seanca e parë, ajo e ballafaqimit në mes Krujës dhe përfaqësuesve të klubit arab.  Përfaqësuesit  e FIFA-s i kanë kërkuar futbollistit nga Shqipëria të jetë prezent të zhvilluar ditën e enjte në Gjenevë të Zvicrës dhe 24 vjeçari shkodran që aktualisht luan për Vllazninë, i ka kërkuar drejtuesve të klubit kuqeblu leje për të qenë i pranishëm në këtë gjyq.

Për këtë arsye, ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Gjoka për ndeshjen ndaj Partizanit. Sa i takon gjyqit të zhvilluar dje, mësohet se përfaqësuesit e Komisionit të Disiplinës i kanë kërkuar Arsid Krujës dhe avokatit të tij paraqitjen e të gjitha provave kundër klubi Al Hajer. Siç dihet, në janar të vitit 2015, lojtari pat firmosur për këtë skuadër një kontratë për 3 vite e gjysëm por që asnjëherë nuk u zbatua. Fillimisht lojtari u huazua për gjashtë muaj tek Flamurtari i Vlorës, periudhë për të cilën arabët nuk i kanë bërë pagesën e shtesës së rrogës sipas marrëveshjes përkatëse dhe më pas, u huazua tek Laçi por sërish në adresë të tij nuk ka patur asnjë pagesë. Në këto kushte, Arsid Kruja iu drejtuar FIFA-s për ndërprerjen e kontratës por edhe kërkesën për dëmshpërblim sepse ai nuk ka marrë asnjë dollarë nga kontratë që pat firmosur me këtë klub. Vendimi përfundimtar në lidhje me këtë çështje pritet të dalë pas pak kohësh dhe natyrisht që pritet dhënia e të drejtës për futbollistin shkodran nga FIFA.

Lexoni dhe kete

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË ME PRETENDIME NË TURNEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë po bëhen gati për aktivitetet më të rëndësishme siç janë kampionati kombëtar …