Wednesday , 26 June 2019

ARSID KRUJA RIKTHEHET PAS NJË VITI TEK VLLAZNIA

Pa shumë zhurmë megjithatë tek Vllaznia nisin lëvizjet e para të merkatos. Klubi shkodran ka zyrtarizuar sot arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Arsid Kruja I cili vitin e fundit ka qenë pjesë e Teutës së Durrësit. Vetë lojtari kishte shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer tek kuqeblutë ndonëse kishte edhe oferta të tjera dhe në këtë aspekt, drejtuesit e klubit janë ulur në tavolinë për të biseduar me të dhe në fund kanë arritur një marrëveshje.

Nga sa është bërë e ditur nga vetë klubi në njoftimin e tij zyrtar, kontrata me Krujën do të jetë për një vit e gjysëm. Pra, ai do të jetë pjesë e Vllaznisë jo vetëm në këtë sezon por edhe sezonin e ardhshëm. Kruja nuk ka humbur kohë dhe menjëherë pas firmës në kontratë, ka nxituar t’I bashkohet ekipit në stërvitje duke zhvilluar dhe seancën e parë me të. Vetë trajneri Lika në prononcimet e tij ka bërë të ditur se pret lojtarë nga merkatoja në të tre repartet dhe për mesfushën duket se kjo histori tashmë u mbyll me marrjen e Krujës.

Pritet të shohim se cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit rumun Ignat ndërkohë që më pas do shihen edhe lëvizjet e drejtuesve të klubit në mbrojtje por edhe në sulm ku synojnë padiskutim marrjen e ndonjë lojtari tjetër. Deri më tani ka vetëm supozime por ende asnjë emër konkret. Me shumë të ngjarë ato do të jenë të huaj por gjithsesi duhet pritur. E rëndësishme është se lëvizjet kanë filluar dhe Arsid Kruja ishte firma e parë e hedhur në kontratë.

Lexoni dhe kete

BLEDAR MESI MBYLL KARRIERËN PAS TITULLIT TË 20-të KAMPION

Me suksesin e arritur të shtunën në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” kur u shpall …