“ARSIMI ËSHTË SHTYLLA BAZË PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK E SOCIAL”

24 janari shënon ditën ndërkombëtare të arsimit. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka zgjedhur të urojë këtë ditë të shënuar nga OKB, nëpërmjet një video ku shfaqen mesazhet e saj, të nxënësve e stafit shkollor gjithashtu.

Sipas ministres Kushi, arsimi është shtylla bazë për zhvillimin ekonomik dhe social.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në takimin e saj të mbajtur më 3 dhjetor të vitit 2018, ka shpallur 24 janarin si “Ditë Ndërkombëtare të Arsimit” duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global, si dhe duke riafirmuar me këtë rast edhe faktin se “Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive”.

Lexoni dhe kete

RADHE DHE KAOS NE QENDREN E VAKSINIMIT ANTI-COVID NE LEZHE

Këto janë pamjet para qendrës së vaksinimit anti-covid në qytetin e Lezhës. Dita e dytë …